Pandemia në Greqi/ 31 raste të reja me mutacionin britanik, 22 të vdekur në 24 orë
Në Greqi ka pasur një shpërthim të rasteve të të prekurve me covid gjatë 24 orëve të fundit.
Sipas Organizatës Kombëtar të Shëndetit pas 37870 testeve të zhvilluara gjatë së martës, janë regjistruar 1261 të infektuar, prej të cilëve 649 në Athinë dhe 126 në Selanik.
Gjithashtu 22 pacientë kanë humbur jetën nga Covid19 ndërsa 244 trajtohen në dhomat e terapisë intensive.
Ndërkohë në gjithë vendin numri i rasteve me mutacionin britanik ka shkuar në 205, 31 vetëm në 24 orët e fundit.