VIDEO/ Sezoni turistik: Hapet qendra shëndetësore verore në Ksamil me shërbim 24 orë

Në Ksamil, është hapur qendra shëndetësore verore me shërbim 24 orësh, të cilat do t’u vijnë në ndihmë pushuesve.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga këjo qëndër shëndetësore e cila është e përgatitur për t’ju ardhur në ndihmë pushuesve, me mjekë dhe infermierë të trajnuar edhe për gjendjen e epidemisë.

Shëndetësia është në gatishmëri për një sezon turistik të sigurt. 160 mjekë dhe infermierë janë trajnuar edhe për situatën e epidemisë.

“Prej datës 15 qershor ne jemi hapur 24 orë në 7 ditë të javës në qendrën shëndetësore Ksamil. Në këtë periudhë, për shkak edhe të pandemisë, masat janë të gjitha të shtuara dhe personeli është i përgatitur për të pritur çfarëdo lloj rasti që do të paraqitet”, tha një mjeke e qendrës shëndetësore Ksamil.

E njëjta situatë paraqitet edhe në qendrat e tjera shëndetësore të cila funksionojnë me shërbim 24 orësh.