Shmangen udhëtimet drejt Tiranës, Adrian Gurma: Këndi Arkivor, një hapësirë studimi dhe hulumtimi për çdo studiues në Sarandë

Sot në Sarandë është hapue këndi Arkivor, i cili do u shërbejë studiuesve të qytetit, që shmang edhe rrugën drejt Tiranës.

“Me Drejtorin e Përgjithshëm të Arkivave z.Ardit Bido hapëm sot,në ambientet e bibliotekës së qytetit Këndin Arkivor,një hapësirë studimi dhe hulumtimi për çdo studiues e qytetar,duke shmangur kështu,vajtjen për çdo dokument në Drejtorinë Qëndrore të Arkivave në Tiranë”, nënvuzoi kryebashiaku Adrian Gurma.

Ndërsa, sarandioti Ardi Bito u shpreh:

“Vendlindja thërret.

Çelëm sot, me kryebashkiakun Adrian Gurma, Këndin Arkivor Sarandë, ku studiuesit e qytetit tim të lindjes, për herë të parë do të kenë mundësi të studiojnë pa ecejake drejt Tiranës.

#ArkivatFrymëzojnë”, thekson Bido. /Sarandanews.com/