FOTO/ Jolio Dine “thyen” urdhërin e PD, nuk buzëqesh në takimet me qytetarët

Partia Demokratike ka shpërndarë për drejtuesit e saj nëpër qarqe një udhëzim ku u tregon se si duhet të flasin, të mbajnë shënime, të jenë të buzëqeshur etj.

Pas këtij udhëzimi PD Sarandë ka nisur zbatimin urdhërit, pasi simpatizantët e kësaj force politike kanë dal në terren për të takuar qytetarët me buzëqeshje deri më 25 prill.

Por ky urdhër është “thyer” nga antari i PD Sarandë Jolio Dine, i cili në takimet me qytetarët në Mursi nuk ka buzëqeshur.

“Me drejtuesit e struktures se Partise Demokratike per Mursine! Me te motivuar se kurre per fitoren e 25 prillit!”, shkruan Dine i pa buzëqeshur. /Sarandanews.com/