Mblidhet kryesia e partisë MEGA, vendos mjekun Niko Kurin si kandidat për zgjedhjet e 25 prillit

Këshilli i Përgjithshëm i Partisë MEGA u mblodh të dielën 24 Janar në Livadhja me axhendë zgjedhjet parlamentare dhe strategjinë që do të ndiqet në mënyrë që Minoriteti Etnik Grek të ketë një përfaqësim dinjitoz në parlamentin e ardhshëm.

Kryetari i Këshillit të Përgjithshëm Ilia Kalivjoti u përcolli anëtarëve vendimin unanim të kryesisë për të kandiduar Z. Niko Kuri në Qarkun e Vlorë – një mjek i shquar i dalluar dhe i palodhur , korrekt tek betimi i Hipokratit që punon prej shumë vitesh në spitalin e Sarandës.

Me një shumicë absolute, Këshilli i Përgjithshëm e miratoi këtë vendim duke shprehur mbështetje dhe besim te personi i tij.