Bujar Leskaj në Sarandë dhe Berdenesh: Të gjithë shqiptarët besojnë tek Lulzim Basha

Drejtuesi politik i qarkut Vlorë për PD, Bujar Leskaj, së bashku me kandidatët për deputet Ina Zhupa dhe Jolio Dine kanë zhvilluar takime në Sarandë dhe Berdenesh.

“Së bashku me kandidatët e listës fituese të PD, Ina Zhupa dhe Jolio Dine zhvillova sot një takim me banorë në Berdenesh.

Me bashkëudhëtarët e rrugëtimit tonë politik për Ndryshimin që kurorëzohet në 25 prill, folëm për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj, folëm për programin realist të Partisë Demokratike që mbështet biznesin, fermerin, familjen, rininë, Shqipërinë!

Në këtë fshat, ku dora e shtetit dhe pushtetit është ndjerë për herë të fundit kur qeveriste Partia Demokratike, pashë shpresën dhe dëshirën për Ndryshim!

Janë banorë, të cilët NUK I BESOJNË propagandës së fasadave dhe atij që e rrënoi dhe e varfëroi Shqipërinë:
E mori Shqipërinë me 2.9 milionë banorë dhe e çoi 2.4 milionë banorë.

E mori Shqipërinë me 6 miliardë Euro borxh, e çoi me 13 miliardë Euro borxh.
E mori Shqipërinë me 200 milionë Euro konçesione, e çoi me 2 miliardë Euro konçesione.

E mori Shqipërinë me të gjitha rrugët falas, ka vënë 1 autostrade me pagesë dhe po mendon të bëjë edhe 4 të tjera.

E mori Shqipërinë me 670 km superstrada, e çoi në 670 km superstradë.
E mori Shqipërinë kur shpenzohej për arsimin 2.8% e PBB-së, (premtoi ta çonte në 5%), e çoi 2.4%…

Janë shqiptarë, të cilët i BESOJNË Lulzim Bashës dhe ekipit të tij, që do të ndryshojë mënyrën e qeverisjes, të kontratës  me shqiptarët, kontratë e cila ndërtohet mbi bazën e angazhimeve dhe jo të premtimeve, ngrihet mbi transparencën, llogaridhënien, përgjegjshmërinë dhe integritetin.
Janë qytetarë të përgjegjshëm që kërkojnë Ndryshimin.

Vota për numrin 9, vota për PD, garanton ekonomi, punësim, arsim më të mirë, shtet të së drejtës, anëtarësim atje ku Shqipëria e ka vendin- në BE!

Pas 18 ditësh votojmë për një Shqipëri me të ardhme, me mundësi e meritokraci”, shkruan Leskaj. /Sarandanews.com/