Kryemadhi nga Tepelena: Të votojmë me mendjen tek ekonomia, jo batutat e të gjatit
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka vijuar edhe sot takimet në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e 25 prillit.
Ajo është ndaluar në Tepelenë, e shoqëruar nga ish-deputeti Vangjel Tavo, nga ku citoi një qytetar që i kishte thënë se “më 25 prill do shkojmë të votojmë me mendjen tek ekonomia e familjes dhe jo te batutat e atij të gjatit”.
Më 25 prill do shkojmë të votojmë me mendjen tek ekonomia e familjes dhe jo te batutat e atij të gjatit.
Fjalë me mend nga një tepelenas sot, ku qytetarëve u ka sosur durimi me arrogancën e pushtetit dhe po angazhohen për të sjellë një qeverisje që kujdeset dhe ofron mundësi e punësim me dinjitet për Tepelenën”, thuhet në mesazhin e plotë të Kryemadhit në “Instagram”.