Romeo Çakuli uron besimtarët ortodoksë për festën e Pashkës

Kandidati i koalicionit MEGA-PS për bashkinë e Finiqit, Romeo Çakuli, uroi sot besimtarët ortodoksë për festën e Pashkës.

Çakuli zgjodhi të përcjellë mesazhin e tij të urimit me një foto me familjen e tij.

Besimtarët ortodoksë festojnë sot Pashkët. Në mesnatë, ata kanë mbushur kishat në të gjithë vendin ku kanë ndjekur meshën e ngjalljes së Krishtit.