Përkujtimi i masakrës së 12 dhjetorit 1990 në Aliko, bashkon Hariz Memën, Alket Hysenin dhe Andrea Marton
Është përkujtuar sot 30 vjetori i masakrës së 12 Dhjetorit 1990, ku u vranë në kufi nga regjimi diktatorial në grahamat e tij të fundit, katër të rinj nga fshati Aliko.
Katër të rinj nga fshati Aliko i Sarandës, Thimjo Masho, Thanas Koçi, Ajdhon Rafti dhe Vangjel Mitro u vranë në 12 dhjetor 1990 nga forcat e regjimit diktatorial, pikërisht nga ushtarët e kufirit për shkak se për një jetë më të mirë tentuan të kalonin kufirin në Çiflik të Konispolit.
Të pranishëm në këtë përvjetor kanë qenë dhe politikanët e zonës së Sarandës.
Kjo ceremoni bëri bashkë kreun e PD Hariz Memen, deputetët e zonës Alket Hysenin e Andrean Marton.
Gjithashtu, të pranishëm ishin dhe Damian Gjiknuri dhe Anila Denaj. /Sarandanews.com/