Majlinda Qilimi rikujton fermerët: Nga 1 janari kush ka NIPT përfiton ulje të naftës

Kryebashkiakja e Delvinës Majlinda Qilimi u ka rikujtuar fermerëve të kësaj zone se nga janari kushdo që ka NIPT do përfitojë naftë 54% më të lirë.

“Në ullishten e Delvinës, atje ku fermerët delvinjotë janë ende duke vjelë prodhimin!

Dëshiroj të risjell në vëmendjen e çdo fermeri të interesuar se duke filluar  nga1 janar 2021, fermerët me NIPT e marrin 1 litër naftë 54 % më lirë se sa është sot.

Në total, për 1 litër naftë të përdorur për punime bujqësore, zbriten 67 lekë.

Mot më shumë!”, shkruan Qilimi. /Sarandanews.com/