Adriatik Lapaj nuk e mohon që paguhet nga Sorosi: Më sulmojnë se jam i vetmi që e mbroj këtë popull

Adriatik Lapaj, gjithologu nga Saranda që ka organizuar protestën kundër rritjes së ccmimeve ka reaguar pas akuzave që janë bërë në shumë media dhe qytetarë për financimin e tij si pjesëtar i Fondacionit Soros.

Pasi i kanë publikuar dokumentat ku tregohet se Lapaj është paguar nga Soros, ka ardhur dhe reagimi i tij në një koment që i ka bërë disa miqve të tij në rrjetet sociale.

Lapaj nuk e mohon që është paguar nga Soros, ndërkohë që thekson se sulmi po i behet se shkeli në kallo diku duke mbrojtur interesin qytetar.

“U kujtuan tani për sulm se shkela në kallo diku duke mbrojtur interesin qytetar dhe sigurisht mendojnë se po u zë radhën…koha do tregoj kush është kush sërish.

Akuza që më bëhet është o avokat pse je avokat.

Pra, po më thonë kur shkon në gjyq bëj verifikim kush i pëlqen kujt e pastaj nëse këta të facebook-ut ta miratojnë përfaqësoje. Po i lë të ekzaltohen se ndoshta kjo është e vetmja gjë që u jep kënaqësi në jetë.

E fundit, do e jap dhe unë një përgjigje, por kur dua unë jo nën presionin e atyre që sukses në jetë kanë baltëhedhjen”, komenton Lapaj.

Kujtojmë se protesta e fundit që u thirr nga Adriatik Lapaj përpara kryeministrisë dështoi pasi pati një prezencë të pakët njerzisht.

Qesharake është fakti se dy organizatorët kryesorë të protestës janë një anti-Sorosist si Altin Goxhaj dhe një sorosist si Adriatik Lapaj. /Sarandanews.com/