Konfirmohet rasti i parë me CoVid-19 në qarkun Gjirokastër

Është konfirmuar rasti i parë me CoVid-19 në Gjirokastër.

Top Channel mëson se ai është njëri prej emigrantëve që është karantinuar në Përmet.

Dje është testuar dhe sot ka dalë përgjigjja.

I infektuari tanimë do të karantinohet në Durrës.

Menjëherë sot fillon dizinfektimi i mjedisit të karantinës ndërsa parashikohet marrja e dhjetëra tamponëve.