Mblidhet shtabi politik i PS-së për qarkun Vlorë: Mobilizim maksimal për mandatin e tretë qeverisës
Partia Socialiste e qarkut Vlorë vijon intensivisht takimet për zgjedhjet e 25 prillit, ky synimi është fitorja e mandatit të tretë qeverisës.
Drejtuesi politik Damian Gjiknuri ka zhvilluar një takim me gjithë kryebashkiakët dhe deputetët e qarkut të Vlorës, për të analizuar problemet, shërbimet për qytetarët dhe objektivat që duhen të arrihen për zgjedhjet e 25 prillit.
“Me deputetët, Kryetarët e PS dhe Kryebashkiakët e Qarkut të Vlorës analizuam ecurinë e fazës përgatitore për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit.
Bilanci i punëve të kryera, angazhimet për të cilat puna vazhdon por dhe projektet e katër vjeçarit të ardhshëm.
Mobilizim maksimal për të garantuar thellimin e rezultatit elektoral drejt mandatit të tretë qeverisës për Partinë Socialiste”, shprehet Gjiknuri.
Ndërsa, deputeti i rajonit të Sarandës Alket Hyseni shprehet:
“Mbledhja e Shtabit Politik të Qarkut Vlorë.
Koordinimi i punës mes strukturave të Ps, por edhe përmbushja e detyrave dhe funksioneve ligjore nga institucionet e pushtetit vendor dhe qendror, me qëllim rritjen e cilësisë së shërbimeve dhe kujdesit ndaj qytetarëve, janë çelësi i suksesit në 25 Prill 2021, për mandatin e tretë të PS dhe Kryeministrit Edi Rama”, nënvizon Hyseni. /Sarandanews.com/