Kosova lockdown për gjithë fundjavën. Të hënën rikthim në punë

Kosova do të jetë në izolim këtë fundjavë, për shkak të numrit të lartë të rasteve me Covid, pasi një ditë më parë u shënuan 661 raste të reja.

Komiteti i ekspertëve ka propozuar një varg veprimesh për parandalimin e përhapjes së virusit.

Sipas mediave kosovare, sot do të shpallet vendimi për mbylljen e të gjitha bizneseve, qendrave tregtare e rekreative, supermerketeve, subjekteve që ofrojnë shërbimet e gastronomisë (restoranet, kafiterite dhe të ngashme) në tërë territorin e Republikës së Kosovës prej orës 20:00 të 6 nëntorit deri më 9 nëntor në orën 05:00, përveç:  Furrave të bukës, farmacive, marketeve të vogla, karburanteve.