U përplasë me bagtitë, humb jetën 67- vjeçari nga fshati Gjashtë i Sarandës

Sarande: Pas 5 ditesh ne lufte ka humbur jeten ne Spitalin e Sarandes 67 vjecari Latif Latifi, banor i fshatit Gjashte, Bashkia Sarande.

67 vjecari Latifi u plagos rende ne daten 1 Nentor 2020 në aksin rrugor Shkallë– Livadhja, në vendin e quajtur “Ura e Bogazit”, kur automjeti qe ai ishte duke drejtuar është përplasur me disa bagëti të imta.

si pasoje u plagos rende, per te humbur betejen me plaget e marra nga aksidenti diten e enjte, pra pas 5 ditesh.

Sarandanews.com i shpreh ngushellime familjareve te tij.