DETAJET/ 70- vjeçarja e mbytur në liqenin e Butrintit, ishte duke kultiviuar midhje bashkë me vajzën (Emri)

Një grua është gjetur e mbytur në liqenin e Butrintit ditën e sotme.

70 vjeçarja Vasiliqi Babi ishte kultivuese midhjesh. Ajo u gjet në vendin e quajtur Manastiri Ksamil.

Babi ishte banore e lagjes ne 2 në Sarandë dhe ka qenë së bashku me vajzën me varkë duke nxjerë midhje.

Në afërsi te bregut aksidentalisht i ka rrëshqitur këmba dhe për rrjedhoje është mbytur.

Persona qe ndodheshin aty e kane ndihmuar për ta nxjerre nga uji por fatkeqësisht e pa jete.