Breshër sa një top ping-pongu në Konispol, dëmtohen shumë pemë frutore
KONISPOL– Shiu i parë në këtë fillim vjeshte ka rënë pothuaj në gjithë rajonin e jugut, por pa krijuar probleme serioze.
Por, ndryshe ka qenë kjo situatë në Bashkinë e Konispolit, ku ka rënë shumë breshër, i pazakontë ku madhësia e tij, pasi shkonte sa një top pinpongu.
Në foto vërehet një sasi e madhe breshëri që ka rënë në sipërfaqe të tokës.
Kryetari i bashkisë, Shuaip Beqiri, thotë se si pasojë e breshërit, janë dëmtuar shumë pemë frutore.
Nga verifikimi paraprak në terren nga grupet e punës vërehet se 30 për qind e prodhimit në agrume, mandarina e portokalle është dëmtuar, ndërkohë që dëmtimi tek ullinjtë është edhe më i shumtë.