Breshër sa një top ping-pongu në Konispol, dëmtohen shumë pemë frutore

KONISPOL– Shiu i parë  në këtë fillim vjeshte ka rënë pothuaj në gjithë rajonin e jugut, por pa krijuar probleme serioze.

Por, ndryshe ka qenë kjo situatë në Bashkinë e Konispolit, ku ka rënë shumë breshër, i pazakontë ku madhësia e tij, pasi shkonte sa një top pinpongu.

Në foto vërehet një sasi e madhe breshëri që ka rënë në sipërfaqe të tokës.

Kryetari i bashkisë, Shuaip Beqiri, thotë se si pasojë e breshërit, janë dëmtuar shumë pemë frutore.

Nga verifikimi paraprak në terren nga grupet e punës vërehet se 30 për qind e prodhimit në agrume, mandarina e portokalle është dëmtuar, ndërkohë që dëmtimi tek ullinjtë është edhe më i  shumtë.