Saranda pa raste të reja: 161 infektime, 97 të shëruar dhe tre viktima nga Covid
Ministria e Shëndetësisë tha sot se në 24 orët e fundit janë kryer 875 testime prej të cilëve 161 janë konfirmuar si raste të reja me koronavirus.
Gjithashtu, në të dy spitalet dedikuar Covid-19 në Tiranë kanë ndërruar jetë tre qytetarë.
Ndërkohë, në 24 orët e fundit 97 persona e kanë fituar betejën me koronavirusin duke e çuar numrin total të të shëruarve në 6,443.
Dr. Gentiana Qirjako / Instituti i Shëndetit Publik
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën epidemiologjike në vend, ku vihet re një situatë e qëndrueshme.
Nga të dhenat epidemiologjike incidenca e dy javëve të fundit është 62.9 raste/ 100,000 banorë. Krahasuar me incidencën 2 javore të javëve pararendëse ka një ulje të lehtë, por ky është një moment i rëndësishëm për të kujtuar rëndësinë e respektimit të rregullave pasi hapja e shkolla mund të ketë impakt në situatën epidemiologjike.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 97 qytetarë, duke e çuar në 6443 numrin e të shëruarve.
Nga 875 testime të kryera, 161 kanë rezultuar pozitivë më virusin SARS COV2.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon:
54 raste në Tiranë, 20 raste në Elbasan, 13 raste në Korçë,
11 raste në Kukës, 10 raste në Durrës, Lezhë,
9 raste në Krujë, 6 raste në Pogradec, 4 raste në Kamëz,
nga 3 raste në Shkodër, Devoll, Kavajë, Vlorë, 2 raste në Gramsh,
nga 1 rast në Has, Lushnje, Pukë, Mirditë, Berat, Librazhd, Përmet, Malësi e Madhe, Shijak, Maliq.
Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 188 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.
Një 80 vjeçar nga Shkodra, një 82 vjeçar dhe një 90 vjeçar nga Tirana nuk e fituan dot betejën me sëmundjen në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve dhe infermierëve. I shprehim ngushëllimet familjarëve.
Me rinisjen e procesit mësimor, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel mësuesve, prindërve, nxënësve të respektojnë me përpikëmri masat ndaj COVID19 me qëllim frenimin e përhapjes së këtij virusi.
Maska është e detyrueshme;
Respektimi i distancës dhe higjienës.
Koordinatori në çdo shkollë duhet menjëherë të sinjalizojë strukturat e shëndetësisë për çdo rast të dyshuar.
Por edhe prindërit kanë rol të rëndësishëm për të frenuar përhapjen e Covid 19, duke u kujdesur që çdo dite të masin temperaturën e fëmijëve përpara se të shkojnë në shkollë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju këshillon të mos neglizhoni shenjat e infeksionit SARS COV2, të kontaktoni menjëherë Urgjencën Kombëtare 127 dhe nëse konfirmoheni pozitiv me COVID19 duhet patjetër të lidheni me mjekun tuaj të familjes, në mënyrë që të nisni trajtimin sa më parë sipas protokolleve të mjekimit. Nëse nuk e dini cili është mjeku juaj i familjes, telefononi në linjën e gjelber falas 0800 40 40 ku do të merrni informacionin e duhur.
COVID-19 – Statistika (11 Shtator 2020)
Testime totale 72155
Raste pozitive 11021
Raste të shëruara 6443
Raste Aktive 4251
Humbje jete 327 (Qarku Tiranë 157, Durrës 44, Shkodër 38, Elbasan 20, Fier 16, Korçë 13, Lezhë 12, Kukës 8, Dibër 7, Vlorë 6, Gjirokastër 4, Berat 2).
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2206
Durrës 489
Shkodër 338
Lezhë 237
Elbasan 210
Korçë 176
Fier 160
Vlorë 145
Kukës 130
Berat 78
Gjirokastër 40
Dibër 42