Policia e Sarandës arreston në flagrancë 3 persona të dyshuar për dhunë në familje

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Sarandës pasi dyshohet se kanë ushtruar veprën penale ‘dhunë në familje’.

Të arrestuarit për dhunë në familje janë: shtetasi L.Z., 27 vjeç, banues në Vlorë, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëjetueses së tij, për motive të dobëta; F. C., 50 vjeç, banues në fshatin Picar, Selenicë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj xhaxhait të tij, për motive të dobëta dhe F. L., 66 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj kurshurirës së tij, për motive të dobëta.

Njoftimi i plotë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë dhe Sarandë, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, kanë arrestuar në flagrancë tre shtetas:
• L.Z., 27 vjeç, banues në Vlorë, pasi në lagjen “Pavarsia”, Vlorë, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëjetueses së tij, për motive të dobëta.
• F. C., 50 vjeç, banues në fshatin Picar, Selenicë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj xhaxhait të tij, për motive të dobëta.
• F. L., 66 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj kurshurirës së tij, për motive të dobëta.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.