Butrinti del pa pikë nga transfertë kundër Beslidhjes

Butrinti është mposhtur në sfidën e luajtur ditën e sotme në transfertë kundër skuadrës së Beslidhjes së Lezhës.

Sarandiotët u mposhtën me rezultatin 2-1, duke mos arritur dot që të marrin pikë nga ky takim.

Edhe pse Butrinti kaloi i pari në avantazh në minutën e 64-të me J. Nurja, vendasit arritën që të reagonin mjaft mirë duke përmbysur rezultatin.

Për Beslidhjen golat u shënuan nga ana e Gjikolajt dhe Danaj.

Pas kësaj humbjeje Butrinti renditet në vendin e nëntë me 16 pikë të grumbulluara.

Ndeshja e radhës do të jetë në Sarandë kundër Bylisit të vendit të parë. /Sarandanews.com/