Delvinë, ja vendimet e miratuara në Këshillin Bashkiak

U zhvillua paraditen e sotme mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak, me këtë rend dite:

?? Miratimi i ndihmës ekonomike për muajin korrik 2020

??Për disa ndryshime në buxhetin e Bashkisë dhe shtesë për numrin e punonjësve për vitin 2020.

??Për një shtesë në Vendimin e Këshillit Bashkiak, nr.33 datë 23.12.2019, për miratimin e nivelit të pagave të punonjësve të Bashkisë Delvinë, institucioneve të vartësisë dhe personave të tjerë të zgjedhur ose të emëruar.

??Për miratimin e disa ndryshimeve në paketën fiskale të Bashkisë Delvinë për vitin 2020.

?? Për miratimin e listës përfundimtare të familjeve që përfitojnë banesë me kosto të ulët.

?? Marrja në shqyrtim e kërkesës së Drejtorisë së Kopshtit Qendër për miratimin e numrit të fëmijëve.

?? Konfirmim Projekt-Vendim për ndërtimin e një hapësire publike të gjelbëruar dhe aktivitete shoqërore, sociale, sportive për qytetin.

??Diskutim i kërkesës së banorëve të fshatit Bajkaj mbi refuzimin e ndërtimit të gurores në këtë zonë.

#BashkiaDelvinë