Kanceri i gjirit/ Përmbyllet fushata në Sarandë

100 gra nga qyteti i Sarandës, i Delvinës dhe rrethinat ishin së bashku në përmbyllje të muajit Tetor i etiketuar edhe si Tetori Roz për të tërhequr vëmendjen për rastet e shtuara të grave që preken çdo vit nga kanceri i gjirit.

Takimi i zhvilluar në stadiumin e Sarandës kishte si folëse kryesore gra të cilat ndanë eksperiencën e tyre personale në përballje me këtë sëmundje.

Gratë që e kanë fituar betejën me kancerin e gjirit konfirmuan se neglizhenca dhe mungesa e vëmendjes për veten mund të rezultojë fatale ndërsa lufta me sëmundjen përfshin familjen dhe shoqërinë.