Zbulohen emrat e kandidatëve të PD-së për kryetar bashkie dhe deputet për Sarandën

Janë zbuluar emrat e atyre qe kane kaluar fazen e pare te seleksionimit  per te qene kandidate per deputete apo kryetare bashkie në Sarande.

Mesohet se nder pretendentet per te qene pjese e listes se kandidateve per deputete, e kane kaluar fazen Jolio Dine, Skerdilajd Sulozeqi, Zana Piro, Evelina Cela dhe Vladimir Kumi.

Kurse emrat e mundshem per te qene kandidate per Bashkine Sarande dhe qe kane kaluar fazen e pare jane Armando Magllara, Lina Vaso, Kreshnik Bozho, Arben Guga dhe Gentjan Zera.

Ne fazen e dyte, kandidatet duhet te plotesojne nje formular prej afro 40 faqe ku do te deklarojne te dhena per shkollimin, pasurine, dekriminalizimin etj.

Pas kesaj faze, do te ngushtohet edhe rrethi i personave qe do te kalojne ne fazen e trete, qe eshte votimi nga anetaresia
<span;>Ne fund te procesit nga keta emra, pritet te perzgjidhen te pakten 4 qe do te jene ne listen prej 12 kandidatesh te Qarkut Vlore.