Tërmet 4.7 ballë në Filat, lëkundjet ndihen në Konispol dhe Finiq
Termet 4.7 Rihter në veri të Igumenicës, pranë Filatit.
Një tërmet me fuqi 4.7 i shkallës Rihter ndodhi në 03.18, në orët e para të ditës së sotme në veri të Igumenicës, sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës.
Epiqendra u raportua 24 km në veri të Igumenicës, pranë Filatit. Thellësia fokale e tërmetit vlerësohet në 6 km.
Tërmeti është ndier i fuqishëm edhe në fshatrat e bashkive Konispol dhe Finiq.
Ende nuk ka informacione per dëme materiale.