Tik Lapaj: Për 2 javë e mbush bulevardin, po s’dua vetë, po rri pak pushim

Adriatik Lapaj është shprehur se bulevardi në qendër të Tiranës mbushet edhe pa partitë politike.

Ai tha se i mjaftojnë vetëm dy javë kohë dhe mund ta mbushë sërish sheshin ashtu si në protestat e zhvilluara për rritjen e çmimeve, por deklaroi se nuk e ndërmerr sërish këtë akt, pasi i thonë se i prish punë opozitës.

“Ai bulevard mbushet edhe pa parti politike. Sigurisht që do të thonë se po i shërbeni Edi Ramës dhe doni t’i prishni punën opozitës, prandaj unë e kam marrë pushim për të mos krijuar kështu me opozitës. Po për të mbushur bulevardin, e mbush prap. Me jep dy javë kohë dhe e mbush.

Ka revoltë dhe ka revoltë dhe pakënaqësi. Ka qytetarë që nuk kanë besim tek partitë politike. Nuk është problem mbushja e bulevardit.” tha Lapaj