“I shitën për punë të kryme”/ Rama nxjerr VIDEO: Rrugët e lëna rrugëve u kthyen në male me borxhe
“Rrugët” kanë qenë në fokus të kryeministrit Edi Rama, i cili ka zgjedhur që nëpërmjet tyre të sulmojë opozitën.
Rama shkruan se gjatë qeverisjes së atëhershme u hapën kantiere ndërtimi, por që nuk përfunduar kurrë, teksa sipas tij, gjatë qeverisjes së PS-së, ka ndodhur e kundërta.
Një pjesë e madhe rrugëve kanë përfunduar, teksa të tjera priten të mbyllen brenda 2021.
“Mirëmëngjesi dhe me “rrugë, rrugë, rrugët” e lëna rrugëve, që u “shitën” për punë e kryme, po në fakt jo s’u kryn po u kthyn në një mal me gropa borxhesh, si edhe me rrugët e reja të një Shqipërie, që megjithë plot hallet e problemet ende për t’u zgjidhur, ka hyrë në rrugën e duhur të rritjes së qëndrueshme, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.
Rrugët e publikuara nga kryeministri Edi Rama
Tiranë- Elbasan e përfunduar
Bypass i Fierit e përfunduar
Bypas Vlorë përfundon në shkurt 2021
Bypass Tepelenë përfundon tetor 2020
Kardhiq- Delvinë përfundon 2021
Lin- Pogradec e përfunduar
Elbasan- Banjë e përfunduar
Rruga e Arbrit përfundon në maj 2021
Nyja e Milotit e përfunduar
7 ura të reja të përfunduara në Rrugën e Kombit
Unaza e Madhe e Tiranës
Unaza Lindore Loti 3, realizimi i punimeve 70%
Korçë- Ersekë Loti 1 e përfunduar
Skrapar- Përmet Loti 1 e përfunduar
Qukës- Qafë Plloçë përfundon në 2021
MIRËMËNGJES ?dhe me "rrugë, rrugë, rrugët" e lëna rrugëve, që u "shitën" për punë e kryme, po në fakt jo s'u kryn po u…
Posted by Edi Rama on Sunday, August 23, 2020