VIDEO/ Sarandioti i del para makinës dhe perplaset me policinë: Na shtyp, protestojmë dhe për ty

Disa qytetarë kanë protestuar dje në sheshin “Nënë Tereza” në Sarandë.

Ata bllokuan trafikun për 30 minuta, duke detyruar qytetarët të fikin makinat.

“Të na lejojnë të marrim frymë, po na e marrin frymë. Ajrin dhe frymën që po marrim po na e taksojnë. Shteti ka mundësi të ulë taksat. Kryeministri na tregon gjitonët. Greqia po subvencionon të gjithë qytetarët me lekë në dorë. Ai të ngrejë çmimet dhe ne të ulim pantallonat, kjo ka mbetur.”

Fillimisht protestuesit janë përplasur me policinë, e cila më pas ka devijuar trafikun në rrugë të tjera.

“Ne protestojmë dhe për ju, jo vetëm për ne. Na ka ardhur thika në kockë. Kush ka urgjencë të kalojë, kush nuk ka urgjencë stop. Na shtyp, ne protestojmë dhe për ty dhe fëmijët e tu”.

“Janë me ne dhe këta policë, edhe policia është me ne, edhe qeveria është me ne. Atë do qeveria të bëjmë protestë ne që të ikë dhe ajo”.

“Ku do vemi, duam të hamë. Kërkojmë uljen e çmimeve.Të gjitha u rriten, me çfarë ti paguajmë?

Pati edhe shtyrje fizike mes qytetarëve dhe policisë por protesta u mbyll pa incidente.