COVID-i i merr jetën ish- kryebashkiakut të Përmetit!

PËRMET– Koronavirusi i ka marrë jetën ish- kryebashkiakut të Përmetit Dhimitër Nasi, duke shënuar kështu viktimën e parë në këtë qytet.

Nasi ka qenë kryebashkiaku i parë i Përmetit, i cili ka ushtruar detyrën përgjatë viteve 1992-1996.

Ai ishte infektuar prej disa ditësh, teksa nuk ia doli të fitonte betejën me këtë virus.

Nasi u nda nga jeta në moshën 58-vjeçare.