Rrëzohet nga zetori në fshatin Dhrovjan të Sarandës, humb jetën gjatë transportit për në spital
Mbrëmjen e djeshme, në fshatin Dhrovjan të Sarandës, duke punuar në vreshtari është rrëzuar aksidentalisht zetori duke zënë poshtë drejtuesin, shtetasin R. N., 67 vjeç, banues në fshatin Aliko, Finiq.
Pavarësisht se të aksidentuarit i dhënë ndihmë nga personat që janë gjendur pranë, fatkeqësisht ka ndërruar jetë rrugës drejt spitalit të Sarandës.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave.