Rinumërimi i votave, “vidhen” Jolio Dine e Bujar Leskaj, përfiton Ina Zhupa

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka përfunduar rinumurimin e votimeve të qarkut të Vlorës ku përfshihet edhe Saranda.

Nga përfundimi i rinumërimit shihet se kandidatit Jolio Dine komisionerët i kanë “vjedhur” 7 vota.

Jo vetëm Dines, por edhe drejtuesit politik të qarkut Vlorë Bujar Leskaj pas verifikimit i janë hequr 10 vota.

E përfituara e madhe nga komisionerët ka dal deputetja aktuale Ina Zhupa e cila ka përfituar pa të drejtë 26 vota.

Gjithashtu, në mënyrë jo të drejtë 40 vota i ka përfituar dhe Vangjel Anagnosti. /Sarandanews.com/