Ndodh në Sarandë/ Majmuni lëviz i lirë në qytet, banori i bën foto: Më ka ardhur te shtëpia

Kujt ia merrte mendja se në Sarandë do të shihnim majmunë që lëvizin të lirë nëpër qytet?!

Kjo ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin bregdetar, që mesa duket, dita-ditës po merr pamjen e një vendi tropikal, ku prej vitesh tashmë rriten palmat dhe pema e bananes.

Qytetari i bën thirrje pronarit të majmunit që të shkojë ta marrë.

“Kam parë këtë majmun afër shtëpisë time, mund të beni një postim që të vijë dhe ta marrë i zoti”, shkruan ai.