Sarandë, prezantohet drafti i planit të menaxhimit të “Syrit të Kaltër”
Prefekti i Qarkut Vlorë, Flamur Mamaj, ka zhvilluar mbledhjen e Komitetit të Menaxhimit të zonave të Mbrojtura, për Parkun Kombëtar Butrint, Rezervatin Natyror të Menaxhuar dhe Monumentin e Natyrës Syri i Kaltër.
Gjatë takimit u prezantua drafti i planit të menaxhimit të “Syrit të Kaltër” dhe aktivitetet e realizuara në këto zona gjatë vitit 2019.
Anëtarët e Komitetit dhe pjesëmarrësit vlerësuan iniciativën e ndërmarrë për përgatitjen e një plani menaxhimi për MN Syri i Kaltër dhe theksuan rëndësinë e bashkëpunimit ndër institucional për të siguruar mirëmenaxhimin e kësaj zone me rëndësi kombëtare.