Lajm i mirë! Sot 20 të shëruar, 217 në total fitojnë luftën me koronavirusin

Dita e sotme mbyllet me një lajm të mirë nga Infektivi, pasi 20 pacientë të tjerë janë shëruar duke e fituar luftën me koronavirusin.

Lajmin e dha kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në Facebook, ndërsa me 20 pacientët që janë shëruar sot, në total numri i personave që lënë spitalin shkon në 217, thuajse sa gjysma e të infektuarve.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu lajmin e mirë e ka shoqëruar me foton e njërit prej personave që u shërua.

Ndërkohë që sot u shënuan 17 raste të reja me COVID-19 nga 259 teste të kryera 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të infektuarve në total në 433 nga  3644 teste të kryera.