EMRAT/ Vrasje e punonjësit të policisë dhe drogë: OFL zbret në jug
Në vijim të operacionit Forca e Ligjit u janë nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, pesë shtetasve.
Bëhet fjalë për Bledar (Rikardo) Jambelli (Muho), banues në Fier, dënuar për veprën penale “Vrasje e punonjësit të policisë së shtetit” kryer në bashkëpunim; Adriatik Gaba, me banim në Gjirokastër, dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”; Klaudion Karagjozi, me banim në Gjirokastër, dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”; Xhevair Derxhia, me banim në Lazarat Gjirokastër, dënuar për “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe Rimel Shehu, me banim në Tepelenë, dënuar për shkelje te ligjit penal grek për narkotikët.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.
OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.