Inerte në Butrint, gjykata liron inspektorin dhe specialistin e zonave të mbrojtura

Gjykata e Sarandës ka liruar dy të arrestuarit e së enjtes si të dyshuar për “shpërdorim detyre” lidhur me mosveprimin, duke lejuar hedhjen e inerteve dhe ndërtimin e mureve në zonat e mbrojtura të Butrintit, Pemës së Thatë dhe Lagunës në Ksamil.

Prokuroria kërkoi masën e sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Pezullim i ushtrimit të detyrës” për Çane Aliaj, 62 vjeç, inspektor në ARZM, me funksion konkret roje, ndërsa për Sokol Xhyheri, 37 vjeç, specialist në ARZM, kërkoi masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Ndërkohë në seancën e mbajtur mëngjesin e së dielës, Gjyqtarja Dejvi Çelçima i ka quajtur të pamjaftueshme provat e Prokurorisë. Në përfundim të seancës ajo ka vendosur vetëm masën e sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për të dy të arrestuarit.