Treg kanabisi në Sarandë, pranga shpërndarësit dhe dy klientëve

Një 28-vjeçar është arrestuar këtë të premte në Sarandë, pasi dyshohet se shiste doza kanabisi në qytet.

Po ashtu janë vënë në pranga dy shtetas greke, të cilët kanë blerë doza kanabsi nga 28-vjeçari shqiptar.

Gjatë kontrollit fizik u gjetën dhe sekuestruan dhjetëra doza kanabisi.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar antidrogë, të koduar “Tempulli,” pasi siguruan informacion se një shtetas posedonte lëndë narkotike me qëllim shitjen, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Parts 23,” si rezultat i të cilit u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit 28 vjeç, banues në Sarandë, 22 vjeç dhe  22 vjeç, të dy banues në Greqi.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre tre shtetasve dhe kontrollit në banesën e të riut, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan dhjetëra doza lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi 28-vjeçari, pasi siguronte lëndë narkotike cannabis, e ndante në doza të cilat i shiste në zona të ndryshme në qytet.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.“, thuhet në njoftimin e policisë.