ZYRTARE/ Butrinti pa ‘frena’, firmosin kapiteni i ri, lojtari i Tiranës dhe një goleador
Butrinti i ka nisur vrullshëm përgatitjet për sezonin e ri. Klubi sarandiot ditë pas dite po prezanton nga 2-3 lojtarë që jo vetëm rrisin cilësinë, por edhe i bëjnë kandidatë për të synuar ngjitjen në Kategorinë e Parë.
Me një postim në Facebook, Butrinti zyrtarizon 3 afrimet e reja me Kristi Basha, Serxho Ageja dhe Onuh që firmosin me verdheblutë. I pari do të jetë edhe kapiteni i skuadrës për sezonin që vjen.
“Kristi Basha, Serxho Ageja dhe Onuh firmosin me Butrintin. Kristi Basha, kapiteni i ri i Butrintit me plot meritë për vlerat që ka treguar në fushë edhe jashtë fushe. Serxhio vjen nga akademia e Tiranës dhe së fundmi ish-lojtar i Turbinës në Kategorinë e Parë. Dhe, Onuh, të gjithë e njohim tashmë, super goleador. Surpiza vazhdon”, njofton klubi.