Deputetja e Sarandës: Më 4 gusht fiton Petro Gjikuria në Himarë
Deputetja e Sarandes Ina Zhupa i ka bërë thirrje qytetarëve të Himarës që më 4 gusht të votojnë Petro Gjikurinë, kandidat i opozitës për kryebashkiak.
Postimi:
Në datën 4 gusht votohet për të nesërmen e Himarës! Votohet Petro Gjikuria për Himarën.
Votohet për një model qytetar që ofron punë, zgjidhje, demokraci. Për një kryebashkiak që do përfaqësoj me dinjitet kudo Himarën.
Votohet për një model kundra korrupsionit, për një kryetar që nuk vjedh pronat e qytetarëve për pushtetin, për një kryetar që di të menaxhoj, për një kryetar që di të pres qytetarët si të barabartë pavarësisht bindjeve politike apo përkatësive të ndryshme.
Më 4 Gusht i japim përgjigjen e merituar rrëmbimit të mandatit të kryetarit të bashkisë me të emëruar të pushtetit që kanë rrëmbyer pronat dhe që zyrën e vërtetë e kanë në qeli.
Më 4 Gusht fiton Πέτρος Γκικουρίας – Petro Gjikuria , fiton Himara, fitojnë qytetarët.