Adrian Gurma takim me bordin drejtues të Butrintit: Ja çfarë u diskutua

Fusha e sportit në Sarandë gjatë këtij viti ka një rritje të kënaqshme, kjo për shkak të një vëmendje të veçantë që i është kushtuar nga bashkia.

Ekipi i futbollit të Butrintit po zhvillon një kampionat spektakolar, duke kryesuar i vetëm renditjen dhe qenë kandidatët kryesorë për tu ngjitur në një Kategori më lartë.

Për investime të mëtejshme, kryebashkiaku Adrian Gurma ka zhvilluar një takim me Nënkryetarin për Kulturën dhe Sportin dhe me anëtarë të Bordit Drejtues dhe punonjës të “Sh.a Butrinti”.

“Me Nënkryetarin për Kulturën  dhe Sportin,me anëtarë të Bordit Drejtues dhe punonjës të “Sh.a Butrinti”diskutuam mbi  infrastrukturën sportive, Akademinë e Futbollit dhe projektet që kemi për vitin 2021”, shkruan Adrian Gurma. /Sarandanews.com/