Opozita ne protestë, drejtuesit e PS Sarandë në terren: Takime intensive me qytetarët

Nderkohe qe nje grusht militantesh nga Rithemelimi i Berishes ne Sarande jane ne proteste, drejtuesit e PS ne qytetin bregdetar vijojne punen ne terren me takime me qytetaret.

Deputetja Anila Denaj e ka nisur diten e sotme me nje takim me Vanden, ne kuader te pergatitjeve per forumin e Gruas Socialiste te qarkut Vlore.

“Me Vanadën, mes diskutimesh e rrahje mendimesh, për të rakorduar sa më mirë punën për përgatitjen e Forumit të Gruas Socialiste të Qarkut Vlorë që do të  mbahet në fillim të muajit Mars ne qytetin e Sarandes.

Nje pune parapergatitore me drejtueset e forumit te gruas ne te 7 bashkite e qarkut Vlore me mbeshtetjen #pranveraresulaj dhe #teutaramaj”, shkruan Denaj.

Me pas takimet Denaj i ka vazhduar ne zyren e saj me qytetaret sarandiot.

“Sarandë – Është një kënaqësi e veçantë të vijosh ditën mes takimeve me qytetarët sepse janë gjithmonë të vlefshme për të kuptuar më mirë problematikat dhe për të adresuar më drejt zgjidhjen e tyre.

Jemi të angazhuar për të forcuar bashkëpunimin me të gjitha institucionet, si në qendër, ashtu edhe ato lokale për t’iu garantuar qytetarëve shërbime më cilësore”, perfundon Denaj.