Përgatitjet për sezonin turistik, Gurma: Hapësirat e bizneseve private sipas ligjit

Kryetari i Bashkisë së Sarandës, Ardian Gurma në një lidhje skype në studion e lajmeve në MCN Live ka komentuar lidhur me përgatitjet e sezonit turistik për të cilin u shpreh se gjatë muajit maj presin dhe çeljen zyrtare të tij.

Ai tha se për këtë sezon përgatitjet bëhen gjatë të gjithë vitit që gjithçka të jetë gati në mënyrë që turistët të ndjehen sa më komod në Sarandë.

Sa i takon hapësirave publike dhe private, Gurma tha se gjithçka është e ndërtuar sipas ligjit, ku e gjithë zona, nga Saranda në Ksamil janë shtuar rreth 35 stacione të reja plazhi, ndërsa po shihet mundësia që vitin tjetër në varësi dhe të fluksit të zgjerohen dhe në pjesën e qytetit.

“Në fakt sezoni turistik në Sarandë ka nisur dhe besoj që brenda majit të kemi çeljen zyrtare të sezonit. Ne përgatitemi gjatë të gjithë vitit për këtë periudhë dhe jemi të fokusuar në të gjitha dimensionet. Ne të gjitha bizneset që operojnë në territorin e bashkisë sonë i konsiderojmë partner dhe kësaj qasje i kemi ndenjur që ditën e parë dhe do vazhdojmë ti qëndrojmë sepse është biznes i përbashkët për një sinergji në këtë bashkëpunim.

Në këtë kuadër të gjitha angazhimet që kemi marrë për hartimet e projektbuxhetit e kemi nisur nga këto biznese dhe turet që sezoni turistik të jetë i suksesshëm për të gjithë si për bizneset dhe për ata që vijnë dhe pushojnë në Sarandë.

Sa i përket hapësirave publike i jemi referuar gjithmonë ligjit ku stacionet e plazhit kanë 20% hapësira publike, të vendosura këto përgjatë shëtitores, lagjes kodër nr.4 dhe në Ksamil është një hapësirë e konsiderueshme.

Kjo sa i përket hapësirave publike jemi brenda ligjeve dhe po mundohemi të shtojmë dhe stacione të tjera. E gjithë kjo zonë, nga Saranda në Ksamil kemi shtuar rreth 35 stacione të reja plazhi por po shohim mundësinë që vitin tjetër në varësi dhe të fluksit të zgjerohemi dhe në pjesën e qytetit”, u shpreh fillimisht Gurma.

Sa i përket çështjes së sistemimit të stacioneve të plazhit Gurma tha se kanë bërë një risi duke vënë në dispozicion një autorizim që ata të marrin masa paraprakisht duke lehtësuar ndjeshëm në mënyrë që situata të jetë më qe mirë se vitet e tjera.

Ndërsa lidhur me çështjen e pastrimit dhe menaxhimit të mbetjeve në hapësirat e territorit, ai tha se është një sfidë më vete, veçanërisht për bashkinë e Sarandës.

“Ne jemi një territor shumë i vogël në sipërfaqe por me dyndje të turistëve dhe kjo patjetër që hap mundësi për të menaxhuar situatën e mbetjeve urbane. Këtë vit do ketë mbulim në fasha orare 24/24 ku një pjesë do mbulohet nga bashkia dhe një pjesë nga agjencia e bregdetit. Kjo çështje ësgtë trajtuar gjatë gjithë vitit duke ngritur një task forcë që monitoron situatën në terren duke kontaktuar dhe bizneset sepse ata kanë pjesën më të madhe të kontributit në thonjëza që japin në pastërtinë në qytet. Situata besoj se do të jetë më e pastër këtë vit. Kushdo turistë që do vijë në Sarandë do të gjejë një Shqipëri dhe Sarandë më ndryshe”, nenvizon Gurma.

Ndërsa i pyetur se çfarë do presin gjatë këtij sezoni, dhe çfarë do bëhet me turistët rusë të cilët ne i lakmojmë pas një mesazhi të bërë një ditë më parë nga presidenti ukrainas i cili tha se nuk duhet ti pranojmë, Gurma tha se, “Vitin e kaluar vetëm një agjenci turistike ka sjellë në Sarandë rreth 23 mijë turistë rusfolës, por në total kanë qenë rreth 45 mijë, por jo vetëm rus dhe bjellorus. Për shkak të kontekstit dhe situatës nuk besoj se do të jetë kjo shifër. Ne së shpejti do të ndërmarrim dhe një tur informimi në Kosovë në mënyrë që të bëjmë dhe njëherë thirrje për kosovarët që kanë zgjedhur vazhdimisht Sarandën për pushimet e tyre. Ju garantoj se Saranda është një destinacion i pëlqyeshëm prej tyre dhe besoj se dhe këtë sezon do ti kemi në masë”.