Adrian Gurma shtron iftar për besimtarët mysliman në Sarandë

Kryetari i Bashkisë së Sarandës, Adrian Gurma, ka shtruar diten e djeshme iftar për besimtarë nga komuniteti mysliman në Sarandë, ndërkohë që ata vazhdojnë agjërimin në kuadër të Muajit të Shenjtë të Ramazanit.

Myftiu i Sarandës, Bledi Mullaj, ka falenderuar Kryebashkiakun dhe ka vlerësuar respektin e treguar në vijimësi për këtë komunitet.

Nga ana e vet, Kryetari Adrian Gurma tha se iftari është për të nderuar sakrificën e besimtarëve të përshirë në agjërim.

Ndërkohë që ai ka uruar agjërim të lehtë e Zoti t’u pranojë sakrificën, ka shprehur konsideratën se ata janë jo vetëm besimtar, por edhe qytetarë të mirë.

Nisur nga kjo, Gurma ka siguruar do të kenë gjithë vëmendjen dhe kujdesin e qeverisjes vendore.

Së bashku me Kryebashkiakun Gurma, në iftar ishin të pranishëm edhe Asaf Stroka, Kryetar i Këshillit Bashkiak, Eleron Gjoni, sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë etj.