Konferencë kushtuar Butrintit në 100-vjetorin e ekspeditës së arkeologut Ugolini

100 vjet më parë nisi misioni arkeologjik i udhëhequr nga arkeologu italian Luigi Maria Ugolini (1895-1936).

Ugolini në fillimshekullin e shkuar, konsiderohej si një nga figurat kryesore të arkeologjisë italiane, ku me krijimin e qeverisë fashiste në vitin 1924, iu ofrua mundësia për të udhëhequr një mision gërmimi në Shqipëri. Hulumtimet e tij çuan atë drejt Finiqit, qytetit antik të Foinikes në afërsi të Butrintit në jug të Shqipërisë, nga gërmimet e të cilit u zbuluan pjesët kryesore të teatrit, së bashku me një grup statujash, baptisterin e antikitetit të vonë dhe shumë monumete të tjera. Falë atij udhëtimi aventuresk të ndërmarrë në pranverën e vitit 1924, Ugolini gjeti vendin e vizituar nga Enea në historinë e njohur virgjiliane. Gërmimet në sitin e Finiqit, zgjatën dy vjet, përpara se të spostoheshin në Butrint, ku Ugolini punoi intensivisht deri në fund të ditëve të tij.

Njëqind vjet pas udhëtimit të parë eksplorues të arkeologut italian Luigi Maria Ugolini në Shqipëri, institucionet kulturore shqiptare e italiane do të organizojnë një conference titulluar “Butrinti njëqind. Një traditë aktuale e arkeologjisë italo-shqiptare”.

Konferenca është organizuar nga Instituti Italian i Kulturës në bashkëpunim me Ambasadën Italiane në Tiranë, Departamentin e Historisë Kulturave Qytetërimeve, Seksioni i Arkeologjisë pranë Universitetit të Bolonjës, Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, si dhe Muzeun Arkeologjik Tiranë.

Ndërkohë, prej vitit 2000 është në funksion një bashkëpunim italo-shqiptar në rajonin e Kaonisë bregdetare, që korrespondon me Shqipërinë e sotme jugore, në kuadër të të cilit zhvillohen kërkime arkeologjike të përbashkëta mes Universitetit të Bolonjës dhe Institutit të Arkeologjisë Tiranë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *