Gurët e lashtë të Butrintit u zgjuan nga fuqia e interpretimit të veprës madhështore të Puccini-t

Gurët e lashtë të Butrintit u zgjuan nga fuqia e interpretimit të veprës madhështore të Puccini-t!

Kjo natë ishte një festë e vërtetë e kulturës së pasur italiane!

Katër personazhe, katër gra, katër histori: drama intensive e Tosca-s, përralla tragjike e Madama Butterfly, historia e ëmbël e Mimì dhe atmosfera mistike e Turandot.
Këto ishin “Voci di donne” të Giacomo Puccini-t.

Kjo shfaqje kujton veprën e tij pikërisht në 100-vjetorin e ndarjes nga jeta të kompozitorit legjendar.

Të gjithë u mallëngjyem nga interpretimi artistik dhe kjo natë do të ngelet gjatë në memorie.

Kështu filloi Java Kulturore Italiane…