Aksident me vdekje në Qafën e Muzinës, shoferja ndërron jetë në vendngjarje

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të premte në aksin rrugor Gjirokastër-Sarandë, në vendin e njohur si Qafa e Muzinës.

Sarandë/Informacion paraprak

Rreth orës 11:30, në vendin e quajtur Qafa e Muzinës, Sarandë, shtetasja E. B., 50 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Hyundai” dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit shtetasja E. B, ka ndërruar jetë, në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.