“Zhdukje Mafioze” në Sarande: Zbulohet dëshmia, çfarë i trembej Koçolja para zhdukjes

Kjo është toka për të cilën mendohet se ka patur një konflikt. Leonard Theodhori dhe Niku Beduli thuhet kanë marrë paradhënie për këtë tokë.

Ndërkohë që nëna e Leonardit nuk e beson deklarimin e Bedulit se ishte tërhequr nga pazari i kësaj toke.

“Thoshte që unë e kish parë Leonardin që kishet marrë një tokë edhe u tërhoqa, u tremba. Ai shiste drogë si trembej ai? Edhe fëmijëve në shkollë ju shiste si trembej ai?”, u shpreh Evanthi Theodhori, nëna e Leonard Theodhorit

Takuam atë djalin që na thanë që ka qenë natën e fundit me të. E takuam atë dhe na tregoi që nata e fundit për ta ka në një natë ankthi që Koçolja i frikësuar shikonte shpesh nga rruga dhe Miri shpesh herë e pyeste çfarë shikon? Kaloi një makinë po mos i shiko ata, një ankth I madh…bëhej fjalë për një tokë të blerë nga një person i zonës aty dhe ky person ka marrë kapar një shifër prej 20 mijë euro ka marrë dhe një shifër të dytë prej 8 mijë euro për nivelimin e vendit dhe po prisnin të shkonin te një noter për të bërë kalimin e pronësisë nga emri Kocoles në krahun tjetër thuhet që siç u mor vesh më vonë ajo tokë ka qenë pa letra”, u shpreh Altin Gjini, shoku i Fatmir Krasniqi

Grupi hetimor ka kryer verifikime të imtësishme lidhur me disa vrasje të kryera në të shkuarën. Ngjarjet mendohet që e kanë zanafillën në Sarandë, te trafiku i drogës që vinte prej këtij qyteti.