Rrëfimi tronditës i nënës së Aleksandër Sadikajt: Vrasësi i djalit erdhi në funeral dhe i mbajti arkivolin…

“Ka ardhur vetë presoni që e ka vrarë shoku i tij e ka ngritur në krahë e ka puthur dhe e ka përcjellë edhe në banesëne fundit ka qënë vetë Ledjoni. 3 ditë para djali ime puthe i përkëdhekte fëmijën dhe i kishte blerë dhurata fëmijës së këtij dhe ky erdhi dhe e vrau pa pikë turpi pas një jave i bëri dhe ditlindjen dhe numëroi ditët sa kaloi një ditë dhe e hodhi në erë e vrau djalin” u shpreh Silvana Sadikaj, nëna e Aleksandër Sadikaj.

Edhe pse hetimet nuk kanë dalë në konkluzione, Silvana Sadikaj nuk nguron të akuzojë publikisht Ledjan Alushajn për eliminimin e djalit të saj. Teksa ngre gishtin e përgjegjësisë, ajo zbulon disa të dhëna që sipas saj e kanë bërë të jetë e bindur në pistën që tregon.

“Ne kemi dëshmitarë që dëshmojë që i kanë cuar makinënë tek dajua e Ledit në Cakran më ka thënë dhe vetë djali dhe një shoqaj e Aleksandrit që dëshmojën për këtë punë. Që e coi për ta rregullura po pse duhej ta conte në Cakran të Fierit kur ka plotë servise në Shqipëri. E ka çuar te daja i tij që ka vetëm nëj materiale ndërtimi atje. Atje i është vënë eksplozivi” u shpreh Silvana Sadikaj, nëna e Aleksandër Sadikaj.

Pak muaj pas atentatit, nëna e Sadikaj, pas hetimeve private që familja kreu, kërkoi të takojë personalisht Ledjanin. Ajo ka udhëtuar drejt qytetit të Sarandës për tu takuar me të, pasi donte të dinte varjantin e historisë nga Ledjan Alushaj. Por ky i fundit nuk ka pranuar ta takojë.

“Kam shkuar deri te shtëpia deri te BlueSky dhe nuk më ka dalë më ka bërë bisht dhe ka ikur kur ai këtu vinte me gruan me fëmijën hante pinte dhe I thosha lere dhe tavolinën mos e paguaj se ishte shoku I djalit dhe ai nuk pranoi as të fliste me mua”- u shpreh Silvana Sadikaj, nëna e Aleksandër Sadikaj.