Përfundon Asambleja e PS, Klosi: Morëm vendime për fazën e tretë të rienergjizimit. Ja kur do të mbahen zgjedhjet e reja brenda Partisë

Pas rreth 4 orësh ka përfunduar mbledhja e Asamblesë së PS-së. Sekretari Organizativ i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, tha se fillon nga sot faza e tretë e procesit të rienergjizimit.

Ai bëri me dije se më 12 maj PS do të mbajë zgjedhjet e brendshme, ku do të dalin emrat e rinj të kryetarëve.

”U anëtarësuan  29255 anëtarë të rinj që iu bashkuan familjen socialiste. Po ashtu u morë vendime të rëndësishme që kanë të bëjnë më fazën e tretë të rienergjizimin. Do të zgjidhen kryearët e organizata, që do të jenë bashkëkryetar, një burrë dhe një grua.

U morën vendime sa i përket zgjedhjeve të brendshme në PS, që  fillojmë kryetarët organizatave, pastaj me delegatët e Kongresit, proces që do të realizohet me sistemin një anëtar një votë.

Në 12 maj PS do të thërrasë Kongresin e PS dhe do të vazhdojë me proceset e zgjedhjeve në forumet e tjera drejtuese.

Kërkojmë të marrim më shumë mandate se në garën e fundit, dhe për këtë po punojmë.

PS  është një parti e madhe dhe synon çdo garë me fitore, dhe ka nevojë të riorganizojë qelizën e saj dhe gjithë strukturën. Synojmë të përmirësojmë në këtë fazë që jemi”, deklaroi Klosi.