DETAJET/ Gruaja 22 vjeçe ther burrin në Sarandë

Një grua qëlloi sot të shoqin me thikë pas një konflikti. Ngjarja ndodhi në Sarandë, ndërkohë që gruaja 22 vjeçe e qëlloi me thikë në shpatull të shoqin 28 vjeç.

“Sot, rreth orës 17:30, në lagjen nr.2, në banesën e tyre, shtetasja A. Z., 22 vjeçe, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës, në zonën e shpatullës, bashkëshortin e saj, shtetasin L. Z., 28 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë shtetasja A. Z., është shoqëruar nga shërbimet e Policisë, në Komisariatin e Sarandës, për veprime të mëtejshme hetimore”, njoftoi policia e Sarandës.

Vijon puna e grupit hetimor për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes